Top Channel/ Situatë e pazakontë në Parlamentin e Kosovës, kërkohet ndihmë nga Osmani
15/04/2025 19:37

Këtë të martë, dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Për herë të parë që nga Pavarësia, nuk u votua raporti i Komisionit të Përkohshëm për verifikim të mandateve të deputetëve të legjislaturës së re. Kjo çoi edhe në ndërprerjen e seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës për shkak të paqartësive të krijuara. “Meqë raporti i komisionit në seancë nuk mori votat e mjaftueshme, në këto rrethana detyrohemi ta ndërpresim seancën”, u shpreh Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive. Artan Abrashi i Lëvizjes Vetëvendosje pati akuza për partitë që votuan kundër këtij raporti. “Ishim dëshmitar të një situate të paprecedentë, ndonëse për nga funksioni, krejt natyrë formale e ndoshta edhe ceremoniale, ky komision si rezultat i qëndrimeve absurde të opozitës ka shkaktuar një situatë të mjegullt e që mund të karakterizohet si krizë”, tha Artan Abrashi, nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërkaq anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës thanë se votuan kundër për shkak se e kanë pranuar me vonesë dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti i kryeministrit. “Nuk është dorëheqje për konsideratën time. Si njoftim për dorëheqje por nuk ka qenë dorëheqje. Kjo ka qenë e pamjaftueshme, kështu që kemi votuar kundër në komisionin për verifikim të mandateve’, u shpreh Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës. “Kemi kërkuar dokumentacion shtesë dhe është na paraqitur tek në komision, një letër e dërguar sot nga kryeministri i republikës së Kosovës, letër e cila do të duhet t’u shpërndahej gjithë qytetarëve të Republikës”, theksoi Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Albin Kurti të martën në një letër drejtuar Kuvendit të Kosovës dhe formalisht dorëheqjen, porse konsideron se tashmë atë e ka bërë që më 27 mars kur u certifikuan rezultatet. “Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me deklaratën që kam dhënë dhe është pranuar në KOZ me datë 27 mars 2025, dhe me qëndrimin tim publik të po asaj dite, efektivisht jam i dorëhequr bashkë me kabinetin qeveritar“, thuhet në letër dorëheqjen e Kurtit. Por, për të kaluar këtë ngërç, Albin Kurti dhe kabineti i tij i ministrave duhet të deponojnë dorëheqjet e tyre në Kuvend në mënyrë individuale, bazuar në Ligjin për Qeverinë dhe Kushtetutën e Kosovës. Seanca e ndërprerë më 15 prill, mund të vazhdojë për të konstituuar Kuvendin. Bazuar në rregulloren e këtij institucioni, ndërprerja e seancës nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.

Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04