Rreshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin orët e fundit, kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në zonën e Tropojës. Pemë të rrëzuara, prezencë uji në banesa, rrugë të përmbytura, është kjo panorama apokaliptike, që vjen nga Tropoja si pasojë e reshjeve të shiut. Nga informacioni i marrë nga bashkitë si rezultat i kushteve të motit rezulton se: gjendja ne fshatin Fushe-Lumi te Nj.Adm.Margegaj dhe ne fshatin Vlad te Nj.Adm.Bytyc ka përmbytje te jashtezakonshme.