Situatë alarmante në Bashkinë e Patosit. Zjarret të favorizuara nga era dhe errësira e natës kanë dalë nga kontrolli duke djegur me dhjetëra hektarë me ullinj dhe shkurre në Patosin e Vjetër. Situata nuk është premtuese as në Margëlliç, e cila gjithashtu ndodhet nën pushtetin e flakëve.