Top Channel/ Situatë alarmante në Los Anxhelos! 25 viktima, mijëra shtëpi të shkatërruara
15/01/2025 23:04

Miliona banorë të pjesës jugore të Kalifornisë po përballen me një situatë të re të rrezikshme të mërkurën. Autoritetet bënë një paralajmërim të rrallë për kushte “moti jashtëzakonisht ekstreme dhe kërcënuese për jetën”, që prek zonën pranë dy vatrave të mëdha zjarri që vazhdojnë të digjen në Los Anxhelos. Numri i viktimave ka arritur në 25 dhe me mijëra shtëpi janë shkatërruar. E marta ishte një ditë e qetë për punonjësit e shërbimeve zjarrfikëse për shkak se forca e erërave ra krejt papritur. Kjo u dha mundësi atyre të bënin përparim në vënien nën kontroll të dy vatrave të mëdha të zjarrit në zonën e Los Anxhelosit, e të shuanin me shpejtësi disa vatra të reja. Erërat e forta të javës së kaluar bënë që flakët të përhapen me shpejtësi të jashtëzakonshme në disa kilometra. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për kushte ektreme moti, me temperatura të larta, lagështi të ulët dhe erëra të forta, nga ora 3 e mëngjesit deri në 3 pasdite duke filluar nga Bregut Qendror, 443 kilometra në drejtim të jugut, deri në kufi me Meksikën. Situata e emërgjencës ishte në fuqi për një zonë që përfshin pjesë të qarqeve të Los Anxhelosit dhe qytetit të Venturës. Më shumë se 77,000 familje janë aktualisht pa energji elektrike. Autoritetet janë detyruar ta ndërpresin atë me qëllimin që rrjeti elektrik të mos bëhet shkak për nxitjen e vatrave të reja të zjarrit. Autoritetet njoftuan banorët e lodhur e të shqetësuar, që të ishin në gjendje gatishmërie për t’u larguar nëse do të ishte e nevojshme. Policia njoftoi se kishte kryer afërsisht 50 arrestime, për plaçkitje, fluturim të dronëve në zonat e zjarrit, shkelje të urdhrave për të qëndruar brenda, apo vepra të tjera penale.

Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58