Situata e përmbytjeve në Qarkun e Lezhës vijon të mbetet problematike. Më e prekur është zona e Kurbinit, ku fshati Adriatik ka regjistruar sërish rritje të nivelit të ujit gjatë ditës së sotme. Ndërkohë, në zonat Fushë Kuqe dhe Patok situata është më e qetë, pasi uji është tërhequr dhe bizneset kanë nisur pastrimin e ambienteve.