Bashkimi Evropian ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut në gjithë botën, përfshirë edhe Kosovën. Sipas raportit, situata në veri të vendit mbetet sfiduese, veçanërisht sa i përket gjykimit të korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes, përfshirë sulmet ndaj profesionistëve të medias.