Tetë të vdekur raportohen nga sulmi iranian në Beit Shemesh, në afërsi të Jeruzalemit si dhe 27 të plagosur. Një raketë balistike goditi një banesë, raporton gazetari, i cili sjell pamje ekskluzive nga fronti, ku thuajse çdo 10-15 minuta dëgjohen sirena që paralajmërojnë qytetarët. Irani ndërmori kundër sulme ndaj Izraelit, pasi një ditë më parë në koordinim me SHBA, Izraeli nisi sulmin ndaj Teheranit, ku mbeti i vrarë mes qindra të tjerëve edhe lideri suprem Khamenei.