Mjeket e familjes, ku çdo ditë paraqiten pacientë me viroza të stinës, alergji apo dhe sëmundje kronike, thonë se situata Covid nuk është aq e qetë sa duket. “Situata duket e qetë, por në fakt nuk është. Ne kemi pacientë me Covid. Vijnë me shenja klinike të Covid, edhe pse tamponi del negativ”, thotë mjekja e familjes Brunilda Shiroka.