Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin për situatën e përmbytjeve në qytetin bregdetar, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkatërrimi i pronës nga përmbytjet, duke pretenduar se shkak për situatën e rëndë është hidrovori. Hetimi nis pas viktimës së parë nga moti i keq, në Durrës, ku humbi jetën një 54-vjeçar. Ndërkohë, nga reshjet intensive të ditëve të fundit në Durrës janë evakuuar qindra familje, ndërsa mijëra hektarë tokë vijojnë të jenë nën pushtetin e ujit.