Tensionet e shtuara nëpër botë, janë reflektuar qartazi me një rritje të rëndësisë së armëve bërthamore. Instituti i pavarur i Kërkimeve të Paqes me seli në Stokholm, SIPRI, pohon në raportin e vet më të fundit se në përgjithësi, numri i kokave bërthamore është zvogëluar në përgjithësi. Por për analistin Dan Smith, kjo është thjesht rrjedhojë e faktit që grumbulli i armëve të vjetra është duke u çmontuar. Smith sheh me shqetësim shtimine armëve nukleare të gatshm për përdorim.