E kanë pritur me trishtim humbjen e kandidatit socialist Redjan Krali simpatizantët e PS në Kavajë. Pas shpalljes së rezultatit ditën e djeshme, një qytetare ka shpërthyer në lot për humbjen e Kralit, të cilin e quan njeri me zemër të madhe që ka ndihmuar gjithkënd. Sipas saj me marrjen e bashkisë në duart e Fisnik Qosjes, Kavaja do të fundoset.