Teksa Ilir Meta dhe Sali Berisha po përgatiten për stinën e protestave që nis në vjeshte, mazhoranca po bëhet gati për betejën parlamentare. Taulant Balla provokoi sërish drejtuesit e opozitës duke i kujtuar se sesioni i shtatorit nis me miratimin e ndryshime ligjore që i japin fund karrierës së politikanëve, të cilët që kanë mbajtur pozicione partiake në partinë e punës apo kanë qenë bashkëpunëtor të ish-sigurimit të shtetit.