Bllokimi i grurit në portet e Detit të Zi nga Rusia, u përdor si armë lufte jo vetëm ndaj Ukrainës por edhe ndaj vendeve të Europës, të cilët tregun kryesor të drithërave e kishin këto dy shtete. Paniku i urisë i detyroi shtetet e Europës të kërkojnë tregje të reja për të blerë drithërat. Por në Shqipëri, ishte “Open Ballkan”, ai që furnizoi fabrikat e miellit me grurin nga Serbia. Lufta bëri që në Samitin e “Open Balkan” që u zhvillua disa ditë më parë në Beograd, mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë të nënshkruhet marrëveshja për sigurimin e ushqimit, që do të thotë se për asnjë arsye këto vende nuk do të bllokojnë marrëveshjen tregtare mes tyre.