Të hënën në mbrëmje një qytetar serb u plagos nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës, në rrugën nacionale Leposaviq-Zveçan. Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, policia i kishte kërkuar të njëjtit të ndalojë veturën, gjë që nuk e kishte bërë dhe një zyrtar policor ka qëlluar mbi të. Zyrtari në fjalë dhe tre të tjerë janë pezulluar nga puna dhe janë në mbajtje për 48 orë. Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka dënuar sulmin ndaj qytetarit serb duke kërkuar hetim korrekt për rastin.