Sulmet kibernetike ndaj institucioneve dhe organizatave në Shqipëri ngritën alarmin për sigurinë e sistemeve të teknologjisë së informacionit në vend. Pikërisht ky është thelbi i raportit të auditimit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Universitetin më të madh, atë të Tiranës, dhe në 4 institucione të tjera të arsimit të lartë.