Këtë sezon turistik, masat e sigurisë në disa plazhe përgjatë Adriatikut mbeten shqetësuese. Edhe pse është detyrim ligjor, mungesa e rojeve bregdetare në kullat e vrojtimit vazhdon të jetë problem i përsëritur. Fatkeqësisht, nuk kanë munguar as humbjet e jetës mes pushuesve. Rasti më i fundit është ai i një 41-vjeçari nga Durrësi, i cili humbi jetën të dielën e kaluar në Sektor Rinia, ku roja e plazhit mungonte. -“Duhet të vendosen roje, se ka edhe fëmijë. Kanë ndodhur aksidente. Mungon siguria dhe ka shumë turistë.”