Për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, policia ka ushtruar kontroll zonat bregdetare. Si pasojë janë bllokuar 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil. Njoftimi: Monitorime intensive nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare. Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, janë bllokuar 20 mjete lundruese, 8 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë.