Si një sfidë dhe çështje urgjente e shoqërisë, në bashkinë e Durrësit u organizua një takim gjithëpërfshirës mbi sigurinë kibernetike për fëmijët. Gjatë takimit, të organizuar nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, theksi u vu në ndërgjegjësimin e shoqërisë për të krijuar një hapësirë më të sigurt dhe të qëndrueshme për fëmijët në internet.