Në pritje të dekretit presidencial për zgjedhjet e përgjithshme vendore Shqipëria po përballet me një armik që fshihet pas një ekrani dhe që origjinën e ka nga Teherani. Hackerat po thyejnë siruginë e shumë rrjeteve elektronike të institucioneve shtetërore duke nxjerrë sheshit të dhëna sensitive që rrezikojnë edhe sigurinë kombëtare. Por, a munden hackerat të shtrijnë duart edhe në pajisjet e identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik?!