Nisur nga eksperienca e viteve të kaliuara policia e shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik në vendin tonë. Rreth 1700 forca policore nga të gjitha strukturat pritet të angazhohen në të gjitha pikat turistike, zonat muzeale, zonat bregdetare, zonat urbane e rurale, si dhe në pikat e kalimit kufitar. gjatë këtij sezoni turistik janë planifikuar në zonat e plazheve, punonjës policie me uniformë verore dhe me biçikleta, të cilët do të patrullojnë në këto për mbikëqyrjen e vijës bregdetare.