Top Channel/ “Siguri në Europë përmes bashkimit”! Von der Leyen diskutime me Ramën për anëtarësimin
30/08/2024 19:38

“Gjysma e dytë e kësaj dekade do të jetë me rrezikshmëri të lartë, ndaj Europa duhet të ridimensionojë themelet e sigurisë përmes bashkimit”. Me këto fjalë, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen çeli punimet e konferencës vjetore të sigurisë Globsec, që po zhvillohet në kryeqytetin çek Pragë, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Presidentja von der Leyen bëri thirrje për një angazhim më të madh evropian për sigurinë duke përmendur pushtimin rus të Ukrainës si provë që blloku duhet të hedhë tutje "iluzionet" dhe të mendojë për bashkimin si thelbin e një projekti për sigurinë. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian “Nëse duam paqe të vërtetë, duhet të rimendojmë rrënjësisht themelet e arkitekturës së sigurisë së Evropë. Pushtimi rus në Ukrainë ka shërbyer për t’i hapur sytë Evropës." Duke ju referuar luftës në Ukrainë, presidentja e Komisionit Evropian theksoi qëndrimin e saj se paqja nuk është thjesht mungesa e luftës, ndërsa theksoi se cdo argument për mosmbështetjen e ukrainës nuk është argument për paqe. “Ne duam që lufta të ndalet sa më shpejt të jetë e mundur. Paqja është një zgjidhje që e bën luftën të pamundur dhe të panevojshme. Prandaj, ne duhet ta vendosim Ukrainën në kushtet e negocimit të një paqeje të tillë. Evropianët kanë shumë histori të ndryshme dhe flasin në shumë gjuhë. Por në asnjë gjuhë paqja nuk është sinonim i dorëzimit; Në asnjë gjuhë sovraniteti nuk është sinonim i pushtimit”. Von der Leyen vlerësoi faktin se shpenzimet kolektive të mbrojtjes së vendeve anëtare të Bashkimit europian janë rritur nga 200 miliardë euro që ishin përpara luftës në pothuajse 300 miliardë euro këtë vit. Gjatë punimeve të forumit Globsec në Pragë,presidentja e rizgjedhur e Komisionit Europian zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat që e shoqërojnë. Sic bën të ditur kreu i qeverisë në rrjetet sociale, takimi kishte në thelb piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane. Në takimet me liderët europianë në Pragë kryeministri Edi Rama pritet të diskutojë e lobojë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, teksa vendi ynë është në pritje të konferencës së dytë ndërqeveritare.

Top News- “Ramën goditeni me domate dhe vezë”, Berisha jep udhëzimet për qytetarët
30/03 22:33
Top News- Balluku ndalet në Fier, jep udhëzimet për zgjedhjet e brendshme dha ato vendore
30/03 21:37
Top Channel/ Përgatitjet për zgjedhjet vendore, mblidhet Asamblesja e PS në Fier
30/03 20:08
Top News- Erion Braçe kandidat i PS për Tiranën!/ “Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten aty”
30/03 19:07
Top Channel/ “Ti nuk di nga lidhet gomari”, Balliu-Lamallarit: Xhelal Mziu është sulmuar nga…
30/03 18:12
Top Channel/Akuzat e Balliut për drejtorin e ri të Policisë, Lamallari:Deputeti bukurosh e përdor..
30/03 18:11
Top News- A do kandidojë për kryebashkiak të Tiranës? Vjen reagimi i Erion Braçes
30/03 17:56
Top Channel/ “Rrezikohet zhdukja e sektorit fason”, Bozdo: Kursi i euros po dëmton industrinë
30/03 17:56
Top Channel/ ‘Qeveria armike e qytetarëve’, Balliu:Sa të jetë Rama s’ka integrim
30/03 17:54
Top Channel/ ‘Shkodra duhet të kishte kampus universitar’, Boçi: Pedagogët e diskriminuar dhe…
30/03 17:54
Top Channel/ A do të kandidojë Braçe për bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Deputeti i PS
30/03 17:18
Top News – PS rrëzon propozimin e Balliut. Pasuritë e krimit për familjet e policëve të rënë
30/03 17:03
Top News – ‘Jo më qoka politike apo ndërhyrje partiake’ Rama flet për kriteret drejt BE
30/03 16:42
Top News – ‘Tenderat me inteligjencë artificiale brenda 2027’. Rama flet për procesin drejt BE
30/03 16:41
Top News – ‘Drejtësia duhet të rrisë profesionalizmin, paanshmërinë dhe cilësinë’
30/03 16:41
Top News – Rama mbledh ministrat për integrimin në BE. ‘Ky proces rrit kapacitetet institucionale’
30/03 16:41
Top Channel/ Berisha: Janë me mijëra njerëz që duan të anëtarësohen në PD, ky është objektivi i…
30/03 15:51
Top Channel/ PS-PD bashkohen për paratë, ndalohen fondet e huaja për partitë politike
30/03 15:18
Top Channel/ Rama: Negociatat deri në 2027”. Qeveria synon mbylljen e negociatave brenda vitit 2027
30/03 15:09
Top Channel/ “Kryepolici i Ballukut”, Berisha komenton zgjedhjet e drejtorit të Policë së shtetit
30/03 15:07