Top Channel/ Siç nuk e keni parë Ramën! Kryeministri këndon në fushatë bashkë me Noizyn
08/05/2025 20:17

Teksa shprehu ambicien për të marrë mbi 80 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryesocialisti Edi Rama kërkoi votën e vlonjatëve për të thyer rekord ne Vlorë e për të pasur më shumë se 8 deputetë nga ky qark në parlamentit e katër viteve të ardhshme. Në takimin përmbyllës në këtë qark, Rama premtoi se do të vijojë me transformimin e Vlorës. “Në katër vitet që vijnë, do të bëjmë për Vlorën gjëra që sot duken të pamundura”, tha ai. “Çdo vlonjat duhet të dalë nga shtëpia në 11 maj dhe të votojë. Duhet të dalë nga shtëpia se mua ma ha mendja se me tërë këto transformime që i janë bërë Vlorës dhe tërë këtë nam që i ka dalë Vlorës, e me tërë atë xhelozi që është krijuar për Vlorën për shkakun tim, nuk është mirë që PS të ngjitet në 80 e ca mandate e Vlora të mbetet prapë te 8. Por, vlonjatët i dinë më mirë vetë dhe nuk këmbëngul t’u them se e di unë më mirë. Ama dua t’i siguroj të tërë, që nëse në këto vite është bërë për Vlorën sa nuk është bërë në të tërat vitet e the të marra së bashku, në katër vitet që vijnë do bëjmë për Vlorën gjëra që sot duken të pamundura”. “Nëse do ishim sot në 2030, këtu në Vlorë do ishte një vend që tërë Evropa do ta mbante në gojë dhe në sy si një destinacion turistik i dorës së parë”, vijoi kryesocialisti. “Mbajini mend këto fjalë se nuk janë fjalë fushate, lidhen me çfarë ne kemi mbjellë për Vlorën 2030 dhe për Shqipërinë 2030. Mbani mend këto fjalë që në Vlorën e fundit të kësaj dekade, do të kenë ardhur emrat më të mëdhenj, firmat më të mëdha, të gjitha ato gjëra të bukura që mblidhen rreth një vend kur ai vend bëhet xhevahir i Vlorës së turizmit mesdhetar. Vlora do të shkëlqejë në atë kurorë. Në Vlorën 2030, do të ketë mundësi për çdo vlonjat e vlonjate, por për këdo që dëshiron të vijë dhe të punojë aty ku ka punë dhe mundësi”.

Top Channel/ Meta-Kryemadhi shkojnë në gjykim, Meta nga burgu flet për “drejtësi me regji”
18/03 15:09
Top Channel/ BE na pranon, por ende jo anëtarët! Fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare
18/03 15:07
Top Channel/ Çmimi i naftës, Rama mbledh furnizuesit: Nuk rikthehet bordi i karburanteve
18/03 15:05
Top Channel/ Rama tregon ku do shkojnë lekët që do mblidhen nga rritja e çmimit të naftës
18/03 14:46
Top Channel/ “Kemi krijuar AlbTrace në bashkëpunim me Emiratet”, Rama: Gjurmon produktet e akcizës
18/03 14:34
Top Channel/ “Situata po shihet në disa plane”, Malaj: Bordi i Transparencës ngrihet nëse…
18/03 14:34
Top Channel/ “Bllokimi i Hormuzit nuk na ndikon direkt”, Karakaçi: Gati pr.ligji i rezervës
18/03 14:23
Top Channel/ Ne kemi naftën tonë, pse duhet të rritet çmimi? Ja si përgjigjet Rama
18/03 14:22
Top Channel/ Kërkesa për kthimin te qytetarët të TVSH, Rama: Do përfitojnë vetëm pensionistët
18/03 14:11
Top Channel/ “Nuk jemi në kushte të krijimit të bordit për naftën”, Ibrahimaj: Po monitorojmë
18/03 14:10
Top Channel/ “Nafta është rritur në bursë”, Rama: Kemi në konsultim ligjin për rezervat shtetërore
18/03 13:54
Top Channel/ Kryemadhi pas daljes nga GJKKO: Tani do kënaqeni me dosjen, gjyqtarja pranoi se…
18/03 13:23
Top Channel/ “O Mona na mbyte me atë cigare”, Kryemadhi tymos para SPAK
18/03 13:21
Top Channel/ “Zoti Kryemadhi”, avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja o shoku
18/03 13:04
Top Channel/ “Po vjen cunami për bashkitë”! Demo: PS dhe PD të bien dakord për territorialen
17/03 15:16
Top Channel/ Berisha injoron “nenin Basha” dhe rikandidon për PD, fokus akuzat ndaj Ramës
17/03 15:14
Top Channel/ PD nuk heq “nenin Basha” nga statuti, Berisha shpall rikandidimin për kryetar
17/03 14:11
Top Channel/ Seancë plenare pa opozitën, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit
17/03 14:05
Top Channel/ A do ndryshohet neni “Basha”? Berisha: Nuk ka pse, neni flet për zgjedhje, jo farsë
17/03 13:36
Top Channel/ A do merrni pjesë në zgjedhjet për kryetar partie? Ja si përgjigjet Berisha
17/03 13:36
DIGITALB DIGITALB