Top Channel/ Si zbuloi policia klinikat që përdorin botoks kontrabandë,përgjimet fundosin kompanitë
17/10/2024 20:07

Nga një hetim i nisur rreth tetë muaj më parë ka zbuluar rreth 30 klinika estetike në Tiranë, të cilat përdornin te klientët botoks të kontrabanduar. Në dosjen e prokurorisë të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha thuhet se hetimet nisën pas informacioneve të qytetarëve se në klinika të ndryshme mjekësore si dhe në qendra estetike, kryhet implementimi i Botox- it, shërbim mjekësor i cilësuar kontrabanduar në vendin tonë, pasi nuk ka asnjë kompani që ka certifikimin për tregtimin e këtij barni. Në dosje thuhet se botoxi i njohur si “Botulinum toxin-A”, shkurt “Botoksi”, është një substancë e përpunuar dhe e purifikuar, i cili prej kohësh ka gjetur aplikim në dermatologjinë estetike, sidomos për trajtimin e rrudhave. Substanca injektohet drejtpërdrejt në muskulaturn hiper aktive me qëllim relaksimin e muskujve dhe tendosjen e lëkures. Dinamizmi i muskulaturës së fytyrës lidhet drejtpërdreit me rrudhat që shfaqen në të. Me kalimin e viteve, rrudhat fillojnë të jenë më të dukshme edhe kur fytyra është në gjendje të relaksuar dhe zgjidhja në të tilla raste është aplikimi i Botoxit. Sipas Dreitorisë së Përgiithshme të Policisë së Shtetit ajo që ndodh rëndom në vendin tonë, nisur dhe nga emisionet e ndryshme investigative për këtë temë dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, rezulton se ky shërbim kryhet në çdo ambient, duke çuar në mashtrim të konsumatorit për produktin e paguar. Në disa biseda të përmendura në dosje, përmenden edhe biesat e zhvilluara mes agjentëvë dhe klinikave dhe çmimet variojnë 100 euro për 0.5 ml. Para se të urdhërohej kontrolli, agjentja e infiltruar dhe që në dosje identifikohet me kodin 339 ka marrë kontakt dhe ka regjistruar bisedat në klinikat Glam House, Deas Aestetic Clinics, Better me, Arsi medical Clinic, Amra Medical, La Beauty, Begas Clinic, Allure Beauty clinic, Medical Hills Sëiss Aestetics, Onxy Derma Care, Keit dhe Bellisera. Në klinikën “Allure Beauty”, është kryer takimi i agjentes së infiltruar dhe mjekes për aplikimin e botox-it he në fazën e injektimit të materialit botox është zhvilluar një bisedë me mjeken, e cila ka pohuar ndër të tjera që kanë kontroll në klinikë, pasi kanë probleme me regjistrimin e “Botox”, se nuk lejohet të kryhet në Shqipëri, vazhdon dosja. Në klinikën “Onxy Dermo Care”, është kryer takimi i agjentes së infiltruardhe mjekes për të injektuar botox-in dhe gjate bisedës, ndër të tjera mjekja shprehet se materiali botox-it që do të injektojë është i markës “Naboten”, i aprovuar sipas saj nga OSBE. Në klinikën “Keit Day Hospital”, është kryer takimi i agjentes së infiltruar dhe mjekes për të injektuar botox-in de gjatë bisedës, ndër të tjera ajo shprehet se materiali botox-it që do të injektohet është i markës “Dsiportin”, është një toksinë botolitike e tipit “A” dhe që kanë vite që e përdorin si produkt. Në dosje përmenden të gjitha takimet e kryera në klinikat “Arsi Medical Clinic”, “Better Me Clinic” “Este Medial Group Albania”, Amra Medical Aesthetics”, “La Beaute”, “Bellisera”,etj. Pronari i Capo-Al, Mildon Kumaraku, që rezulton furnizuesi kryesore me botoks i klinikave estetike, është vënë në pranga bashkë me dy të tjerë, ndërsa në kërkim është shpallur Skerdi Faria, mjek i klinikës Keit, i cili shpesh është shfaqur në ekranet shqiptare. Kontroll u ushtrua dhe në klinikën e mjekes Senera Hoxha, e cila në 2021 ishte kandidate për deputete në qarkun Tiranë nën siglën e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit. Sipas informacioneve, Mildon Kumaraku, pronar i subjektit “Capo-Al” është një ndër tregtarët kryesor të shitjes së botoxit në Shqipëri. Nga verifikimet në sistemin TIMS rezulton që Kumaraku të ketë hyrë në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar Hani I Hotit më datë 9 tetor 2024 me mjetin me targa AA06xXM. Sipas informacionit rezulton se bashkëshortja V.Kumaraku shpërndan në qytetin e Tiranës produktin botox, të cilin e mban me termusa në bagazhin e makinës që përdor për shpërndarjen e produktit. Subjekti “Capo-Al” me administrator dhe pronar Mildon Kumarakun, sipas hetimeve rezulton se është një nga furnizuesit dhe shpërndarësit kryesore të produktit botoks. Ky subjekt, rezulton se kryen rreth 10-12 zhdoganime ne muaj dhe brenda doganës në Vorë posedon një magazinë të tijën, ku mban produktet, të cilat i importon nga Koreja e Jugut dhe i shpërndan në Shqipëri. Veç produkteve të lejuara që janë mallra industrial, farmaceutikë, shtesa ushqimore, artikuj kozmetikë, etj, shpërndan dhe botoks që nuk lejohet. Nga burimet, sipas gjykatës është mësuar se subjekti Doctors Hospital, me objekt veprimtarie ofrimin e shërbimeve mjekësore, ambulatore jopublike, kirurgjike, plastike, etj është një një ndër tregtarët kryesore të shitjes së produktit botoks në Shqipëri. Në vendimin, thuhet po ashtu se klinika estetike Luar Clinic, është mësuar se injekton pa qenë të specializuar për produktin botoks. Nga burimet kofidenciale është mësuar si subjekti Senera Hoxha, e identifikuar nga Instagrami me emrin Chimera Clinic, njihet si shitëse e produktit të botoks. Kozeta Bakaj, shet botoks, të cilin e blen dhe importon nga Italia. Produktin kjo shtetase e shpërndan vetë në klinika të ndryshme, ose nëpërmjet një vajze, e identifikuar në rrjetin social Instagram me emrin “elaa”, e cila prezantohet si menxhere e shitjes së produkteve të klinikës Cozzy Aesthetics. Nisur nga fakti se ka dyshime të arsyeshme, se subjektet në ambientet e ushtrimit të aktivitetit të tyre si dhe në ambiente të tjera të përshtatura për këtë qëllim (magazine doganore), banesa ose automjete mbajnë dhe tregtojnë në mënyrë të kundraligjshme botoks, shërbim i cilësuar kontrabandë në vendin tonë, pasi nuk ka asnjë kompani që ka certefikimin për tregtimin e këtij barni, lind e nevojshme, kryerja e kontrollit të këtyre ambienteve, me qëllim gjetjen dhe më pas sekuestrimin e barnave kontrabandë që tregtohen/injektohen nga këto subjekte.

Top Channel/ Nderohet Artur Zheji/ UGSH i dha pas vdekjes çmimin ‘Karriera”
17/12 20:02
Top News- Rama në Bruksel, takon Kallas dhe presidentin e Këshillit të Europës
17/12 19:59
Top Channel/ Plagosja me armë në Mamurras për xhirimin e gomave, zbardhen detajet
17/12 19:54
Top Channel/ Transplantet te privati me para publike/ Lidhja e shefes së QSUT me bizneset e Allajbeut
17/12 19:49
Top Channel/ Berisha: Do bllokojmë rrugët.“Kemi treguar muskujt” më parë, por s’ishin për të rrëzuar Ramën
17/12 19:47
Top Channel/ PD radikalizon protestat/ ja vendimi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar
17/12 19:45
Top News- “Mos xhiro gomat”, gangsteri në Mamurras nxjerr pistoletën qëllon 50-vjeçarin
17/12 19:31
Top Channel/ Të shtënat me armë në Mamurras, pamje nga vendngjarja
17/12 19:24
Top News – Nga Edi Rama tek Viktor Orban. Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mbërrijnë në samit
17/12 18:40
Top News- Aksident i rëndë, kamionçina merr para të moshuarën në aksin Lezhë-Milot
17/12 18:28
Top Channel/ ‘Kjo qeveri nuk i reziston 5000 demokratëve’, Berisha: Të gjithë në shesh për …
17/12 18:28
Top Channel/ ‘Rrezikohet të mos na japin dokumentet’, Berisha sulmon Kuvendin: Koha e guximtarëve…
17/12 18:28
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë–Milot, kamionçina përplas të moshuarën
17/12 18:17
Top Channel/ ‘Përballje deri në fitore për të larguar Ramën”, Berisha:Të spostohemi në një orbitë…
17/12 18:11
Top Channel/ Berisha: Greva urie, protesta, do përdorim të gjitha format për të larguar Ramën…
17/12 18:04
Top Channel/ ‘Po su ngritëm ne Rama nuk largohet’, Berisha: Beteja jonë me sakrifica, nuk mund të…
17/12 18:04
Top Channel/ ‘I aftë për grusht shteti’, Berisha: Do të bëjmë gjithçka për të ndaluar të marrësh…
17/12 18:03
Top Channel/ PD shtyn mbledhjen, Berisha: Kësaj kalbësire duhet t’i japim një përgjigje, ora jonë…
17/12 18:03
Top Channel/ ‘Sot prova jonë më e madhe’, Berisha: Do të bëjmë analizën, për të rrëzuar këtë regjim
17/12 18:00
Top Channel/ ‘Të papara më parë’, Berisha: 130 mln euro për të vjedhur zgjedhjet, me Ramën s’ka…
17/12 18:00
DIGITALB DIGITALB