Shqipëria u bë sërisht pjesë e sulmeve kinernetike, kësaj here hakerat arritën të penetronin deri në serverat e postës elektronike të Kuvendit. Grupi i hakerave “ HomeLand Justice” ka pranuar autorsinë e sulmit, por ekspertët e e IT mendojnë të kundërtët duke thënë se kësaj here goditja kompjuterike nuk erdhi nga Irani. “ Duket i çuditshëm fakti që paçka që po ndodhin gjëra më të rëndësishmë në terren në Iran, kemi një grupim të dedikuar kundër Shqipërisë. “ “ Nuk është e thënë që ka ardhë nga Irani mund të jenë edhe grupime hakerash global të paguar për të krijuar sulme në Shqipëri. “ Edhe pse në një reagim të kuvendit thuhet se piratët kibernetike nuk ka fshirë asnjë të dhënë, specialistët thonë se kësaj here sulmi arriti deri në zemrën e serverit.