Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani ishin në një garë për të gjetur anëtarin e zhdukur të ekuipazhit të avionit që u rrëzua në Iranin jugor. Rrethanat e sakta të shpëtimit mbeten të paqarta, por një person i njohur me operacionin e përshkroi atë për BBC si një mision “të madh” ku vetë presidenti Trump u përfshi duke drejtuar dhjetëra personel të forcave të operacioneve speciale në këtë përpjekje. Shpëtimi i anëtarëve të ekuipazhit të një avioni të rrëzuar është një nga operacionet më komplekse dhe të ndjeshme ndaj kohës - i njohur si kërkim-shpëtim luftarakpër të cilin përgatiten ushtria amerikane dhe aleatët e saj. Misionet shpesh kryhen nga helikopterë, të cilët fluturojnë ulët mbi territorin e armikut, së bashku me avionë të tjerë ushtarakë që kryejnë sulme dhe patrullojnë zonën. Ëilliam Fallon, një admiral në pension i Marinës Amerikane, i tha BBC-së se kërkimet gjatë ditës funksionuan në favor të misionit. Mikey Kay, analist ushtarak, tha se piloti sapo ka rënë në tokë, ka të ngjarë ta ketë mbledhur parashutën dhe ta ketë fshehur. Ai është stërvitur për të dhënë sinjalin, për tu fshehur me qëllim që më pas të vendoste komunikime. Zyrtarët u thanë mediave amerikane se anëtari i ekuipazhit kaloi më shumë se 24 orë vetëm, duke u fshehur në male dhe duke u ngjitur në 2,000 metra lartësi. Presidenti shtoi se vendndodhja e pilotit monitorohej "24 orë në ditë" nga zyrtarët që po planifikonin operacionin e shpëtimit. Pasi u shpëtua, ai u dërgua me aeroplan në Kuvajt për të marrë trajtim për plagët e tij, thanë zyrtarë amerikanë të cituar nga CBS.