SPAK shkeli ligjin me pushimin e çështjes hetimore ndaj dy prokurorëve të posaçëm që mbyllën sytë përpara provave për Arben Ahmetajn. Kallëzimi i gazetarit Adriatik Doçi, ndaj dy prokurorëve të SPAK, Ened Nakuçi dhe Klodian Braho, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, fshehjen e provave dhe devijimin e hetimeve u pushua nga kolegu i tyre i SPAK, Alfred Shehu. Kjo përbën shkelje ligji nga organi më i lartë i drejtësisë, SPAK, që në mënyrë indirekte ka shpëtuar ish Ministrin e Financave, Arben Ahmetajn. Nëse i referohemi Kodit të Procedurës Penale, një prokuror i SPAK nuk mund të shqyrtojë një kallëzim ndaj dy kolegëve të tij, pasi është në konflikt interesi.