Top Channel/ Si u njoh me Erjon Alibejn? Dumani:Më akuzonin për masakrën e Bradasheshit, sqarova se…
08/04/2025 21:49

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, foli edhe për njohjen me Erjon Alibej, që akuzohet për porositjen dhe organizimin e dy vrasjeve ku mbetën të vdekur Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj. Sipas Dumanit, Eljo Bitri dhe Erjon Alibej e akuzonin për masakrën e Bradasheshit, por “unë i sqarova se nuk kam lidhje me atë ngjarje”, tha ai. Avokati: Si je njohur me Erjon Alibejn? Dumani: E kam takuar dhe njohur nëpërmjet Eljo Bitrit dhe më hapi temën e vrasjeve në Elbasan dhe dyshonin tek unë, Eljo Bitri, më tha që dyshonin se isha unë i përfshirë në masakrën e Bradasheshit, e dhjetorit 2018. Pas disa ditësh, kam taku kushëririn e Elio Bitrit, ai dinte shumë gjëra dhe unë ju kam sqaru që s’kam lidhje me atë ngjarje. Jam takuar më pas me Eljo Bitrin dhe Arjan Spahiun, aty ishte dhe Erjon Alibejn, por unë kisha përshtypjen se ishte më i madh në moshë, por ai ishte moshatar me mua. Kemi qëndruar për dy orë dhe kam sqaruar që s’kam lidhje me ngjarjen e Bradasheshit. Vrasja e trefishtë në Bradashesh Në datën 29.12.2018 në fshatin Bradashesh të Elbasanit mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Erdal Duranay, Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri. Policia shpalli në kërkim më pas Mikael Qosjen nga Elbasani pasi dyshohet se ishte personi që organizoi atentatin ndaj Endrit Alibejt tek rrethrrotullimi i Metalurgjikut në Elbasan.Krahas Alibejt, në këtë atentat u vranë Arben Dylgjeri si edhe turku Erdal Durunay. Organet ligjzbatuese dyshojnë se Qosja e organizoi atentatin pas një prishje pazaresh mes grupit të tij dhe atyre të vëllezërve Alibej. Atentati i bujshëm ndodhi rreth orës 20:30 të datës 29 dhjetor të vitit 2018 ndaj makinës “Land Rover” ku udhëtonin Alibej, Dylgjeri dhe Durunay u derdhën një numër i madh plumbash duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tyre.

Top Channel/ Ballokumja, trashëgimi elbasanase! Ëmbëlsira shpallet pasuri jomateriale
04/04 20:12
Top Channel/ Legalizohen kishat e Mirditës, 30 objekte marrin dokumentet e pronësisë
04/04 20:08
Top Channel/ Protestë për gjuhën shqipe në RMV, studentët demonstrojnë të hënën
04/04 20:06
Top News – Mision shpëtimi mes raketave. SHBA në kërkim të pilotit që u rrëzua në Iran
04/04 19:45
Top Channel/ Ngrica, humbin jetën emigrantët në Korçë! U gjetën në mal
04/04 19:45
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top Channel/ Nga rruga në Presidencë! Rrugetimi politik i Albulena Haxhiut
04/04 19:40
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News- Flakë e tym në Hormuz, Irani godet anijen e Liberisë: E lidhur me Izraelin
04/04 19:30
Top News- flakë e tym në Hormuz, Irani godet anijen e Liberisë: E lidhur me Izraelin
04/04 19:30
Top News – Bilanci i luftës/ Humbjet amerikane, 7 avionë luftarakë janë shkatërruar
04/04 19:30
Top News – Ultimatumi i fundit për Iranit. Trump- 48 orë kohë për marrëveshje, ose pasoja
04/04 19:02
Top News – Arrestohet bosi italian i Kamorrës. Merr fund arratia, fshihej në resortin luksoz
04/04 19:02
Top News- “Integrimi, projekt real”, ministri Hoxha dialog me studentët e Korçës
04/04 19:02
Top News – Osmani i dorëzon detyrën Haxhiut. ‘Kuvendi të zgjedhë sa më shpejt Presidentin’
04/04 19:01
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ Vjosa Osmani lë Presidencën, nuk përgjigjet nëse do të garojë në zgjedhjet e ardhshme
04/04 18:24
Top Channel/ E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në një zonë malore
04/04 18:23
Top News – PD kërkon interpelancë me Karakaçin. Shpjegime për krizën e energjisë dhe karburanteve
04/04 17:38
Top Channel/ Albulena Haxhiu merr postin e presidentit të Kosovës, Osmanit i mbaroi mandati
04/04 17:26