Top Channel/ Si u mjekuan tre personat nga mjekët në Manzë e më pas në QSUT ku humbën jetën
10/05/2021 15:16

Në Durrës po vijojnë hetimet për zbardhjen e vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani i Kosovës që prej më shumë se një muaji po qëndronte në shtëpinë e pushimit që kishin në Gjirin e Lalëzit. Grupi hetimor po heton në gjendje të lirë për mjekim të pakujdesshëm 2 mjekë të qendrës shëndetësore të Manzës ku familja Haliti u paraqit për ndihmë mjekësore më 5 maj pas një helmimi ushqimor që dyshohet se u shkaktua nga konsumimi i kërpudhave të zonës. Gjithçka nisi të martën e kaluar kur familja konsumoi në banesë, kërpudhat e mbledhura në Gjirin e Lalëzit. Disa orë më pas Afrim Haliti, nëna dhe bashkëshortja e tij janë ndjerë keq, ndaj një punonjës i resortit i ka shoqëruar pranë qendrës shëndetësore të Manzës në orët e para të 5 majit për trajtim ambulator dhe në gjendje të përmirësuar u kthyen në banesë. Po atë ditë kanë shkuar sërish në ambulancën e Manzës dhe pas marrjes së serumit e qetësuesve janë larguar për në banesë. Sipas mjekëve të qendrës së Manzës është respektuar protokolli i trajtimit, ndërsa referimi në spitalin e Durrësit nuk është bërë pasi ata ishin përmirësuar dhe nuk kanë deklaruar paraprakisht që kanë konsumuar kërpudha. Rreth 20 orë pas marrjes së trajtimit ambulator në Manëz, anëtarët e familjes Haliti janë përkeqësuar dhe kanë kërkuar ndihmë nga urgjenca kombëtare e cila ka dërguar një autoambulancë nga Durrësi dhe pas një reanimimi të shpejtë i ka dërguar në Tiranë në gjendje të rënduar, ndërsa spitali njoftoi dhe forcat e policisë. Shefi i urgjencës së spitalit të Durrësit Gjergj Qerimi tregon dinamikën e asaj dite kur morën thirrjen për rastin e Gjirit të Lalëzit, një helmim i rëndë ushqimor nga kërpudhat. Më 6 maj, 3 anëtarët e familjes mbërritën në QSUT në Tiranë për trajtim të specializuar, ku dhe humbën jetën, fillimisht nëna, pastaj i biri dhe më 8 maj edhe gruaja e tij.

Top Channel/ Kushi në Kuvend:Indeksuam pagat e arsimtarëve me 2.5%, një kategori e caktuar përfiton…
02/03 18:38
Top Channel/ Deputeti i PD: Ka shqiptarë të bllokuar në Iran, të dalim me një deklaratë
02/03 18:30
Top Channel/’Protestat nuk mund të zëvendësojnë debatin’, Ekonomi opozitës: Kontribuoni me ide…
02/03 17:44
Top Channel/ Raketa balistike godet qytetin Be’re sheva të Iranit, dëmtohen shtëpitë dhe…
02/03 17:22
Top Channel/ Grabitën një lokal dhe një market në Tiranë, kapen brenda 24 orëve 5 “skifterët”
02/03 17:09
Top News – 250 vite burg për 33 persona. Pretenca e SPAK për trafikantët e emigrantëve në SHBA
02/03 17:02
Top News – Rruga hapet të martën. Aksi alternativ në Librazhd edhe për kamionët
02/03 16:45
Top News – Rruga në Librazhd hapet të martën, ARRSH: Edhe për kamionët
02/03 15:50
Top Channel/ Pas 10 ditësh bllokim, aksi Librazhd-Prrenjas hapet nesër në orën 12:00
02/03 15:48
Top Channel/ Po punonte tokën me frezë, humb jetën 36-vjeçari në Fier
02/03 15:45
Top News – Trump, ‘vetëm përpara’ me Iranin / Pavarësisht rrezikut politik për zgjedhjet e nëntorit
02/03 15:43
Top News – Raketat e Iranit deri në zemër të Evropës / Mund të arrijnë thellë, BE ‘e çoroditur’
02/03 15:42
Top Channel/ Lajm i mirë! Nesër hapet rruga Librazhd-Përrenjas
02/03 15:42
Top Channel/ Lajm i mirë! Nesër hapet rruga Librazhd-Përrenjas
02/03 15:42
Top Channel/ Pérshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli mbrohet nga raketat e Iranit
02/03 15:39
Top News – Avionët amerikanë ikin nga Spanja / Mbylli bazat, nuk lejoi nisjen e sulmeve mbi Iranin
02/03 15:29
Top Channel/ Irani goditi Qipron, Greqia nis fregata dhe avione luftarake F16!
02/03 15:11
Top Channel/ Vetëdorëzohen protestuesit Baks-Rrjollit, sulmuan kantierin e ndërtimit të një resorti
02/03 15:10
Top News – Sulmet iraniane në Mesdhe. Greqia nis fregata dhe avionë në mbrojtje të Qipros
02/03 15:05
Top Channel/ Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, aktori: Do ngelet në…
02/03 14:56
DIGITALB DIGITALB