I dyshuar për vrasje, tentative vrasjesh si edhe pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal, 43-vjeçari Behar Bajri ra në prangat e policisë pavarësisht se kishte lënë Shqipërinë kohë më parë. Rreth një muaj pasi Gjykata e Posaçme nxorri një urdhërarrestin për Behar Bajrin policia e shtetit nisi punën për vënien e tij në pranga. Para 2 javësh ai u lokalizua në një lagje në Strazburg ku jetonte mes kufirit Franko gjerman së bashku me familjet.