Top Channel/ Si të mbrohemi nga vapa? Ministrja ndan këshillat e nevojshme në këto
17/07/2023 17:37

Ndërsa temperaturat sa vijnë e rriten në këto ditë korriku, këshilla se si të mbrohemi dhe të ruajmë shëndetin ndau edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. “Të moshuarit dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese këshillohet të shmangin lëvizjen në orët e pikut dhe të kujdesen për shëndetin duke ndjekur këshillat e mjekëve. qytetarët të shmangin daljen nga shtëpia gjatë orëve më të nxehta të ditës, duke evituar ekspozimin në diell në pikun e temperaturave nga ora ‪11:00 deri në ‪18:00. Qytetarët të mbajnë shtëpinë të freskët dhe temperatura e ambientit duhet të mbahet nën 32°C gjatë ditës dhe 24°C gjatë natës. Këshillohet të vishen rroba të lirshme, me materiale pambuku.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA