Enea Themollari luftoi për gati tre muaj me plagët që i shkaktoi dera e banesës që ra pas tritolit që shpërtheu në apartamentit e fqinjeve të tij, motrave Nikolli, por nuk ia doli. 29-vjeçari ndërroi jetë në spitalin ku po kurohej që prej 14 korrikut, por nuk mundi t’i mbijetojë frakturave dhe plagëve të marra.