Në Gruemirë të Malësisë së Madhe ndodhet një prej kishave më të vjetra në Shqipëri. Kisha e “Shën Gjonit”, monument kulture mbi 900 vjeçar, ku besimtarët katolikë nga i gjithë veriu, gjatë muajit të Kreshmëve, përpara Pashkëve, vijnë për pelegrinazh dhe për meshën e shenjtë. Por kjo kishë ka edhe një tjetër të veçantë, historikisht ajo ruhet dhe mirëmbahet prej familjes Muslimane Ibraj.