Një ndjekje si nëpër filma: kështu përshkruhet operacioni i policisë spanjolle për kapjen e dy trafikantëve shqiptarë në malet e Pallars Jussa. Skuadra Mossos përdori dhe një helikopter për këtë qëllim. Pas një hetimi të gjatë, oficerët e policisë katalanase po përgatiteshin të shkatërronin një plantacion marijuane në një pyll midis Senterada dhe Vall Fosca, kur dy shqiptarët që e kontrollonin atë, u larguan me shpejtësi prej andej.