Deputetët që u futën në parlament, si përfaqësues të opozitës, pas daljes së saj nga Kuvendi, kanë qenë në vëmendjen e medieve më së shumti për lapsuset apo gafat, sesa për punën e tyre si përfaqësues të qytetarëve. Edhe sot në këto ditë të nxehta vere, ku i nxehti afrikan ka pushtuar vendin, nuk kanë munguar komentet pikante të njërit prej tyre, Selami Jenisheri.