Shtatë ushtarakë të repartit ushtarak në Zall Herr , tre prej të cilëve u vunë nën pranga po hetohen nën dyshimet se shpërdoruan detyrën duke lejuar që në territorin e kësaj baze ushtarake të kultivohej drogë. Gjatë aksionit policia asgjësoi 125 rrënjë kanabis sativa dhe arrestoi tre ushtarakët Gramoz Mullai, shef seksioni i sigurisë, Rustem Koci dhe Gentian Zhurda specialist sigurie. Katër të tjerët me detyrë komandant dhe zëvendës komandant reparti, magazinier dhe specialist po procedohen në gjendje të lirë po për akuzën e shpërdorimit të detyrës.