Përfaqësuesi ligjor i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj këtë të hënë ka dhënë detaje lidhur me “shkeljet e pretenduara”, të kryera nga Kuvendi ditën e ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta. Dervishaj thotë se Kuvendit ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, falsifikoi dokumentin për të plotësuar afatin 48 orësh që thotë rregullorja e Kuvendit se duhet plotësuar, për ta çuar në seancë plenare një vendimmarrje të komisioneve parlamentare.