Kartolinat janë zëvendësuar me urime virtuale. Digjitalizimi ka ndryshuar shkrimet festive nga urimet e letrës me mesazhe në rrjete sociale. Për sociologët kartolinat në internet zhvlerësojnë deri diku vlerën e urimit, pasi ndodh që ato të kopjohen e t’iu dërgohen shumë njerëzve në të njëjtën kohë me të njëjtat fjalë. Mirëpo ana pozitive është se teknologjia i afron më shumë njerëzit për festa, me urimet me video pavarësisht largësisë.