Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gati rregullat që i mundësojnë emigranteve të marrin pjesë për herë të parë në një proces elektoral pa pasur nevojë qe të marrin rrugën e kthimit në atdhe. Hapi i parë për tu bërë pjesë e zgjedhjeve te pranverës është regjistrimi si votues nga jashte në Platformën Elektronike të Regjistrimit, e krijuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe e aksesueshme pa pagesë.