Zv. Ministrja e Arsimit gjithashtu edhe koordinatorja e platformës “Gati për Shqipërinë”, Bora Muzhaqi ka ironizuar zv.ministren e Brendshme Rovena Vodën, e cila u përfshi në një skemë korrupsioni ditë më parë. “Në platformën Gati për Shqipërinë, nuk hyn në punë, as miku, as partia, as larg qoftë arka e peshkut”, tha Muzhaqi, duke u nisur nga veprimi i Vodës, e cila kishte marrë një arkë me peshk në këmbim të vendit të punës një avokateje.