Bashkimi Evropian e kërkon sa më shpejt planifikimin e takimit të radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e një zgjidhje për çështjen e dinarit që merr shtysë nga një propozim i ndërmjetësit Miroslav Lajçak. Zëdhënësi i BE-së, Petër Stano, në një përgjigje për mediat në Kosovë u shpreh se palët duhet të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë për t’i hapur rrugë normalizimit të marrëdhënieve.