Është një krizë që po përsëritet kudo në Europë, e së fundi, ka prekur dhe një zonë të vogël rurale në Francë e cila mund të humbasë qendrën e vetme mjekësore që ka sepse nuk rekruton dot staf të ri për të zëvëndesuar mjekët e dalë në pension. Mjekët po plaken në Le Vigan, thotë Politico, dhe tërheqja e doktorëve të rinj atje, nuk po funksionon.