Top Channel/ Shullazi, Haka, Bami zbulohen përgjimet që tronditën vendin
06/09/2024 22:56

Dosja e SPAK ka zbuluar rolin që Marklen Haka ka patur në sigurimin e informacioneve për lokalizimin e shtetasit Durim Bami me qëllim vrasjen e tij. Këto informacione i ndante me shtetasin Emiljano Shullazi me të cilin komunikonte me aplikacionin SKY ECC. Në një bisedë në datën 10 janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Hakën në lidhje me Valter Bamin, i cili ka lëvizur me një makinë “Range Rover”. Emiljano Shullazi shprehet në një moment: “Kape mos ja zgjat, se jam ktu dhe njerëzit që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Po të jem vetë e mbaroj aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg Rraja thotë që Duri është më i fuqishmi aty, i bën reklamë.” Në një tjetër bisedë një ditë më vonë, Emiljano Shullazi i kërkon Hakës të angazhojë shtetasin Albert Zaja për të vrarë Durim Bamin. “Ngreje pak këtë Zajën se ju aty te bilardo e keni kollaj dhe në darkë nuk kapim mirë kamerat.”– i shkruan Shullazi. Në vazhdimësi dyshohet se Marklen Haka i jep informacione Shullazit në lidhje me automjetet dhe lëvizjet që kryen Durim Bami. Emiljano Shullazi i shkruan: Si t’ja bëjmë me e kap me e rrjep me e torturu, ishalla ta mbysin fort. Se tani s’ka blind që e ruan…”. SPAK e akuzon Marklen Hakën për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Durim Bami, ngjarje e ndodhur në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi ; strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale “. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të shtetasit Durim Bami, kryer në formë të veçantë e bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Në një komunikim përmes aplikacionit SKY ECC në 6 mars 2020, Emiljano Shullazi dhe Marklen Haka diskutojnë në lidhje me vrasjen e Durim Bamit.

Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04
Top News – Bizneset presin paqen fiskale. Tatimet: Stoku i borxhit u rrit me gati 20 % në 2025
01/04 14:42
Top News- Shqipëria 17 vjet në NATO/ Begaj: Aleanca, garante e paqes dhe sigurisë
01/04 14:38
Top Channel/ Kumbaro i përgjigjet Spiropalit: Sloganet e dëshirat nuk mjaftojnë
01/04 14:33