Top Channel/ Shullazi dha urdhrin, si u dhunua e kërcënua bashkëshorti i gjyqtares: Me tët shoqe…
27/09/2025 22:01

38-vjeçari Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, është ekstraduar nga Gjermania, pasi në vitin 2019 dhunoi dhe kërcënoi me armë zjarri, bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani. Kjo gjyqtare ka qenë e ngarkuar për procesin kundër grupit kriminal ku bënte pjesë i ekstraduari, i cili njihet si një ndër ushtarët e bandës së Emiljano Shullazit. Shullazi, i cili dha urdhrin nga qelia, kërkoi që të dhunohej bashkëshorti i gjykatëses, Kristaq Prifti. Gjyqtarja Saida Dollani nuk pranoi të largohej nga trupi gjykues i çështjes “Shullazi” edhe pasi i dhunuan e kërcënuan me arme bashkëshortin. “Isha në lokalin e lagjes bashkë me një mikun tim. Një moment dola të pija një cigare të dera e jashtme. Aty pranë kaloi bashkëshortja ime me një shoqen e saj dhe vajzën. Pak minuta më pas, në të djathtën time erdhi një djalë i rri, rreth 20-22 vjeç, i cili ishte veshur me bluzë ngjyrë si në të zezë, pantallona të errëta dhe atlete të bardha. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë dhe vuri këmbën e majtë pas këmbës sime të djathtë. Më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë. Mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’. Në këtë moment ndërhyri shoku im, i cili e kapi nga pas personin. Ai u largua nga pjesa e djathtë e rrugës, ku e mori një automjet i bardhë, që drejtohej nga një person me mjekër”, ka dëshmuar asokohe bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollani. Në vitin 2024, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Top News – Emigrantët, 1.1 mld euro në Shqipëri. Remitancat kapën nivele rekord vitin e kaluar
27/03 16:43
Top News – Saraiva u pagua 1 mln paund. Porositësit ofrojnë 500 mijë euro për vrasjen e vrasësit
27/03 15:38
Top Channel/ BE miraton ligjin “Gjadri”! Pranohet krijimi i qendrave për emigrantët e paligjshëm
27/03 15:17
Top Channel/ Avokatët hapin dosja CEZ-DIA: Përfshirja e Metës, skenar! (Paralajmërojnë të reja)
27/03 15:15
Top Channel/ Fasonët kërkojnë ndihmë, 8 masa për sektorin, ulje e TAP dhe mbështetje financiare
27/03 15:09
Top Channel/ Rriten dhe çmimet e ushqimeve, qeveria zgjeron kontrollin për produktet bazë
27/03 15:06
Top News-Lufta në Iran, turizmi në Shqipëri. Gonxhja: Shqipëria, një nga ofertat e mira për të huajt
27/03 14:46
Top Channel/ Ministri Karakaçi: Shqipëria drejt një sektori energjetik të qëndrueshëm dhe inovativ
27/03 14:33
Top Channel/ Nis shkatërrimi i shkëmbinjve në malin e Torovicës në Lezhë, qytetarët rrezikonin…
27/03 14:32
Top News – Mashtrimi 2.2 mln eurosh. Prokuroria çon në gjyq ‘TIBO’-n dhe pronarin e saj
27/03 13:40
Top News – Taksa e pasurisë së paluajtshme. Bashkia e Tiranës- Paguani në kohë, shmangni penalitetet
27/03 13:17
Top News – Bujqësia në rënie, ekonomia mbahet nga ndërtimi! Ibrahimaj – Nuk ka peshë sektori…
27/03 13:06
Top News – Karburantet nuk reflektuan çmimet e bursës. Ja pse u ngrit bordi i transparencës
27/03 13:06
Top News – Kriza tek fasoneritë. Ministrja – Nuk ndërhyjmë në mekanizma të kursit të këmbimit
27/03 13:05
Top News – Domatet, specat, mielli njohin rritje çmimi. Ibrahimaj – Nuk ndërhyjmë dot
27/03 13:05
Top News – ‘Korrupsioni në Shqipëri, perceptim!’ Ibrahimaj – Ne kemi futur inovacionin
27/03 13:05
Top News – Pensione të ulëta, çmime në stratosferë! Ibrahimaj – Po monitorojmë tregun
27/03 13:04
Top News – Shtrenjtimi i plehrave kimike dhe naftës. Ibrahimaj – Nuk ndërhyjmë tek çmimet
27/03 13:04
Top Channel/ Reshjet e dëborës përfshijnë edhe Gjirokastrën, por akset rrugore mbeten të kalueshme
27/03 12:59
Top Channel/ Zbardhen malet në qarkun Elbasan, bora në trashësi deri në 25 cm
27/03 12:57