Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani! Piro Milkani ishte një figurë emblematike që la gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën tonë kombëtare. I lindur më 5 janar 1939 në Drenovë, Korçë, Milkani ishte një nga kineastët e parë të kinematografisë shqiptare, duke realizuar filma që mbetën në kujtesën dhe zemrat tona.