Shtypi gjerman i ka kushtuar vëmendje të madhe shpërthimit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës. Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” evidenton faktin që pas sulmit me bombë në kanalin nga ku lëviz ujë i rëndësishëm për funksionimin e dy termocentraleve, kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinësi përgjegjëse për shpërthimin, ndërsa Beogradi nuk pranon përgjegjësinë.