Të paktën 85 të vdekur e mbi 300 të plagosur është bilanci i tragjedisë së shënuar në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, ku njerëzit e mbledhur në një shkollë gjatë shpërndarjes së ndihmave humanitare për Ramazan, nisën të shtyhen me njëri-tjetrin në një situatë që përfundoi në skena kaotike. Qindra vetë ishin mbledhur në zonën e Bab el Jemenit për të përfituar donacionin që arrinte në rreth nëntë dollarë për person. Mes viktimave ka edhe gra e fëmijë. Të paktën 50 persona janë aktualisht në gjendje kritike.