Është shtyrë sërish seanca gjyqësorenë ngarkim të shtetasit turk Faruk Ozer i cili akuzohet nga drejtësia turke për “mashtrim në rrethana rënduese” dhe “ngritje e ogranizatave me qëllim kryerjen e krimeve”. Avokati mbrojtjës kishte kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të një tjetër impenjimi në Gjykatën e Posaçme. Por edhe pse gjykata ka kërkuar një avokat kryesisht, kjo është kundërshtuar nga Faruk Ozer.