Seanca në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për Fredi Belerin është shtyrë sërish këtë të hënë. Ende nuk ka një vendim nga Gjykata e Posaçme, ndërsa Beleri ka kërkuar t’i jepet leje e posaçme që të betohet si kryebashkiak i Himarës. “Gjykata do të gjejë ndonjë arsye, ata presin që o të vdesë Beleri ose të vdesin ata. Tek noterët është lejuar, kurse këtë nuk e lënë”, tha avokati i Beleri.