Pas përfundimit të seancës së sotme për Erion Veliajn, avokati i tij Plarent Ndreca dha një prononcim për gazetarët, duke thënë se ‘kryebashkiakut të Tiranës nuk po i jepet mundësia për t’u mbrojtur’. Ai sqaroi se Veliaj nuk u paraqit në seancën e sotme pasi është duke u njohur ende me dosjen. Seanca e radhës do të mbahet më 3 prill, ora 09:00. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.