Në mungesë të deputetëve është shtyrë seanca e Kuvendit të Kosovës e thirrur dy muaj më parë. Partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që e thirri këtë seancë për të diskutuar mbi tre vjet të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, synonte votimin edhe të një rezolute me thirrjen për dorëheqjen e Kurtit ose shkarkimin e tij. Seanca u shty për një afat të pacaktuar.